Brahim Facaj, i cili vuante dënimin për veprën penale të vrasjes, ndërroi jetë në reanimacionin e QSUT-së,  ditën e sotme.

74-vjeçari tronditi opinionin publik në vitin 2006, pasi u zbulua se ai së bashku me bashkëshorten Nurijen, kishin vrarë vajzën e tyre në vitin 1996, dhe e kishin varrosur atë në oborrin e shtëpisë.

Gjykata e Shkodrës ka dhënë vendimin për Brahim e Nurije Facajn nga fshati Drisht i komunës Postrribë në Shkodër në vitin 2006, pasi u shpallën fajtor për veprën penale , “vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim” dhe “fshehje të krimit”.

Për babanë e viktimës, Brahim Facaj, gjykata ka vendosur 25 vjet burg, ndërsa për bashkëshorten e tij, njëkohësisht njerka e viktimës, ka vendosur 15 vjet burg.