I.I 57 vjeçar nga Haraçina e Shkupit sot është arrestuar para Gjykatës Supreme gjatë shqiptimit të aktvendimeve për të akuzuarit në rastin “Lagjja e Trimave” në Gjykatën Penale të Shkupit, konfirmoi MPB-ja.

Ai rreth rripit ka pasur katër shufra të cilat kanë ngjarë në mjete shpërthyese.

Nga MPB për MIA-n konfirmuan se personi gjendet në Stacionin Policor “Beko” dhe dhe me të po bisedohet. Shufrat do të dorëzohen për hetim që të konfirmohet për çfarë saktë bëhet fjalë.