Lola Plaku filloi të bënte emër me lancimin e platformës së saj, iLuvLola, gjatë një kohe kur mediat sociale nuk kishin aq shumë rëndësi sa tani. Në vend që të shqetësohej për akuzat e ndjekësve, Lola u shqetësua për marrëdhëniet me klientët e saj, dhe se si ajo donte që të ndihmonte artistët e rinj për të bërë karrierë.

Ajo kurrë nuk u lëkund përballë vështirësive, edhe pse ajo ka një jetë tashmë të fokusuar mes Los Angelos-it dhe New York-ut.

“Kam punuar me , French Montana, The Weekend. Jam rritur në Shqipëri ndërkohë që ishte një vend komunist dhe jam larguar në kohën që shpërtheu lufta civile në vitin 1997.

Nuk është se kam pasur ndonjë ëndërr për tu burë dikush. Ti thjesht ndjek rregullat shko në shkollë shko në shtëpi studion shumë. Muzika ka qenë gjithmonë e rëndësishme për mua. Ka pasur kiosko ku shiteshin kaseta dhe këto kaseta kanë qenë dritarja ime me pjesën tjetër të botës.

Kur erdha në Kanada si emigrante thashë ‘oh dreq’, kam qenë në një vend të botës së tretë. Ishte e vështirë të ishe emigrante, isha e re, e fiksuar ndihesha ndryshe gjithçka që doja ishte t’ia dilja.

I kuptoj njerëzit që kanë mënyra të ndryshme të të jetuarit dhe i pranoj ata, dhe nuk mundohem që t’i ndryshoj ata. Mendoj se kam punuar me artistët e Hip-Hopit këtë periudhë sepse ata kanë shumë personalitet. Më pëlqejnë njerëzit që janë të siguritë në atë që janë dhe nuk dyshojnë në veten e tyre. Më pëlqen të mendoj se dhe unë jam ashtu”,- shprehet Lola Plaku.