E, tashmë këngëtarja e famshme Linda Morina duket se edhe ka siguruar data për mbrëmjet muzikore që ajo do t’i mbaj.

Këtë na e bën me dije vet këngëtarja Morina përmes një fotografie të hedhur në profilin e saj në facebook.

Aty shihet Linda e shtrirë në ulëset e mbrapa në një veturë, e që foton e shoqëron me këto fjalë: “Tu shku për Tetovë po më mori gjumi”.

Në këtë foto vërtet duket Linda që është në gjumë. Por kush ia bëri këtë foto këngëtares? Ende nuk dihet.