Ish presidenti Grek Karlos Papulas, në emisionin “Vo Centar” të Vasko Eftovit ka pohuar se, ai ka pas bindjen se Gligorov është afër të pranon propozimin “Sllavo Makedonija”, por se faktori shqiptarë në Maqedoni e ka penguar atë.

“Mua së paku më la një përshtypje të tillë se Maqedonia dëshiron ta mbyllë çështjen me emrin, dhe propozimi më i mirë për të ishte “Sllavo Makedonija”. Por ai kishte problem me elementin shqiptarë në Maqedonia, të cilët nuk do ta pranonin këtë propozim, por në atë kohë Shqiptarët në Maqedoni akoma nuk e kanë pas fuqinë e nevojshme për të kundërshtuar një gjë të tillë”, ka pohuar në emisionin “Vo Centar” ish kryetari grek Papulas./TetovaSot/