Mbrëmë u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve të MTV Europe Music Awards.

Mikpritëse dhe prezantuese e eventit të sivjetëm ishte ylli shqiptar i popit,  Rita Ora, e cila u shfaq në skenën e MTV EMA me 13 veshje të ndryshme, shkruan TheSun

Rita ndërroi plotë 13 veshje të ndryshme, kurse në tapetin e kuq ishte sfiloi me robdeshamber dhe peshqir në kokë, që dukej sikur nuk kishte arritur të përgatitej në kohë.

26-vjeçarja gjatë gjithë shfaqjes që u mbajt në “Wembley Arena” në Londër kishte ndryshuar edhe look-un.

Gjatë parakalimit në tapetin e kuq, Rita ‘kishte’ kërkuar falje, që nuk kishte arritur të përgatitej me kohë, por kishte premtuar, që do ishte gati deri të fillim të shfaqjes.

Veshja e parë me të cilën u paraqit në skenë ishte një fustan shumëngjyrësh për të vazhduar edhe me 12 veshje të tjera.

Në mesin e fituesve ishte edhe këngëtarja Dua Lipa, e cila rrëmbeu çmimin “Artistja e re më e mirë”.