Në Izrael është zhvilluar stërvitja më e madhe ajrore në historinë e Forcave Ajrore të vendit “Blue Flag 2017”.
Stërvitja është zhvilluar në bazën ajrore Ouvda në Izraelin e Jugut. Në këtë stërvitje morën pjesë rreth 1.000 veta nga tetë vende ndërsa ushtrimet kishin për qëllim të “simulojnë skenarët ekstremë luftarakë”, duke përfshirë avionë, dronë, helikopterë dhe mbrojtës ajrorë, si dhe njësi tokësore.
Në stërvitjen “Blue Flag 2017” morën pjesë edhe forcat ajrore gjermane, indiane, të Shteteve të Bashkuara, Polonisë, Italisë, Greqisë dhe Francës, e cila merr pjesë për herë të parë.
Komandanti izraelit i bazës së përgjithshme vuri në dukje natyrën kuptimplotë të pjesëmarrjes së Gjermanisë në stërvitje, duke pasur parasysh rolin e vendit evropian në Holokaust.