Për Presidentin Gjorge Ivanov arrestimi i sotshëm i të dyshuarve për ngjarjet e prillit 27 është revanshizëm dhe hakmarrje nga pushteti i LSDM-së.

“Kush e ka shkelur ligjin duhet të përgjigjet, por nuk duhet të përgjithësohet. Kam mbështetur dhe e mbështesë “Për Maqedoninë të bashkuar””, theksoi sonte në press konferencë presidentit Gjorgje Ivanov pas arrestimet e deputetëve dhe personave përgjegjës për trazirat më 27 prill, njofton TetovaSot.

“Ata nuk janë dhe nuk mund të trajtohen si organizatë terroriste. Unë jam i shqetësuar për revanshizmin politik. Me hakmarrje, nuk ka progres. Unë bëj thirrje për sjellje të arsyeshme të të gjitha institucioneve. Gjithkush është përgjegjës për veprimet dhe pasojat e tyre. Qytetarët presin prosperitet, dhe jo probleme. Unë dua të ju kujtoj për diçka që kam thënë vitin e kaluar: Nuk ka asgjë më tragjike se ndarja mes maqedonasve”, theksoi Ivanov./TetovaSot/