Edhe krahas Bregzitit, mbështetja bilaterale nga Mbretëria e Bashkuar për Republikën e Maqedonisë do të vazhdojë, është porosia që presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov e ka marrë në takimet e sotme në Londër me kryetarin e Dhomës së Ulët të Parlamentit britanik, Xhon Berkau dhe me kryetarin e Dhomës së Lartë të Parlamentit britanik Lord Fauler.

Siç kumtuan nga kabineti i Ivanovit, presidenti i Maqedonisë Ivanov ka theksuar se në takimet kanë biseduar për çështjen më aktuale në Mbretërinë e Bashkuar, për Bregzit.

“Kjo është diçka krejtësisht e re. Vijon procedurë e madhe e cila deri më tani nuk ka ekzistuar, nuk ka përvojë për atë që do të zhvillohet. Bindja e tyre është se çka do që të ndodhë, në planin bilateral do të forcohet mbështetja që e kemi nga Britania e Madhe, se ajo do të vazhdojë”, ka theksuar Ivanov pas takimeve që i ka pasur sot në Londër.Иванов британија

Në dy takimet u bë fjalë për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, të cilat vitin e ardhshëm do të shënojnë 25 vjet nga krijimi i marrëdhënieve diplomatike.

“E hapëm çështjen për formimin e grupit parlamentar për miqësi në Parlamentit britanik, sepse në Parlamentin e Maqedonisë tani më është formuar dhe të vazhdojë bashkëpunimi midis parlamenteve. Gjithashtu, vitin e ardhshëm Mbretëria e Bashkuar është nikoqir i Procesit të Berlinit, që është jashtëzakonisht i rëndësishëm për rajonin tonë. Edhe pse ato janë në fazë të Bregzitit, megjithatë obligimet e tyre që i kanë ndërmarrë po i realizojnë. Ne kemi shprehur pritje të vazhdojnë me mbështetjen e tyre ndaj rajonit dhe ndaj Republikës së Maqedonisë, siç e kanë bërë atë deri më tani”, theksoi presidenti Ivanov.

Siç njofton MIA, në takimet me kryetarët e Dhomës së Lartë dhe të Ulët të Parlamentit britanik janë këmbyer mendime për situatat në rajon, duke e përfshirë edhe krizën e emigrantëve dhe rolin e Republikës së Maqedonisë në përballjen me të.

Presidenti i Maqedonisë në kuadër të vizitës së punës në Kombet e Bashkuara, sonte do të ketë fjalim në institutin mbretëror për marrëdhënie ndërkombëtare “Çatam haus” në temë “Maqedonia, emigrimet dhe siguria: leksione të mësuara”.