Policia italiane ka shpëtuar një grua që ishte lidhur në një bodrum të nëndheshëm dhe përdhunuar e torturuar vazhdimisht për 10 vjet. Ajo lindi dy fëmijë me abuzuesin e saj, i cili e lidhte në një shtrat dhe madje e detyronte edhe djalin e saj  ta sulmonte.

Policia gjeti viktimën, së bashku me dy fëmijët e saj, një vajzë trevjeçare dhe një djalë nëntë vjeçar, pranë qytetit të Gizzeria, në Italinë jugore, thanë autoritetet në një deklaratë të mërkurën.

Gruaja rumune, emri i së cilit nuk është bërë publik, ishte 19 vjeçe kur mbërriti në Itali për t’u kujdesur për një zonjë të moshuar, raportoi gazeta ‘La Repubblica’. Megjithatë, kur zonja vdiq, djali i saj filloi të abuzonte me punëtoren.

Për 10 vite viktima u mbajt në disa apartamente para se të zhvendosej në një bodrum nëntokësor në një ndërtesë pranë Gizzeria. Shtrati ishte bërë nga kuti kartoni dhe në vend të një tualeti ajo kishte një kazan plehrash.

Edhe bodrumi i pistë thuhet se ishte i infektuar me parazitë. Për të parandaluar që gruaja të ikte, kapiteni, një burrë në moshën 50 vjeçare, lidhte derën me një zinxhir të madh.

Pas viteve të tëra të abuzimit, gruaja lindi dy fëmijë. Me sa duket i mbajti edhe ata në bodrum . Ajo gjithashtu nuk ka marrë asnjë një trajtim për plagët që vuajti nga dhuna pothuajse e përditshme, që thuhet se përfshinte rrahje dhe plagë të shkaktuara nga një grep peshkimi.

Fëmijët gjithashtu thuhet se kanë parë abuzimin e frikshëm, dhe thuhet se sulmuesi e ka detyruar djalin e vogël të gruas të bashkohet me torturimin e saj.

Djali shkonte në një shkollë dhe në disa raste rrëmbyesi e merrte për xhiro me makinë. Ishin ato udhëtime që tërhoqën vëmendjen e policisë lokale. Gjatë një ndalese rutinë, oficerët njoftuan se fëmija u shfaq i palarë dhe kërkoi të fliste me nënën e djalit. Kur policia vizitoi shtëpinë, ata zbuluan bodrumin ku ishte duke u mbajtur gruaja, tanime plot 29 vjeç./SYRI.net/