Mes lotësh Italia do të mungojë në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Rusi.

Tifozët italianë kanë mbetur të dëshpëruar pas eliminimit të skuadrës së tyre ndërsa së fundmi “Calciomercato.com” ka krijuar një sondazh duke kërkuar emrin e skuadrës për të cilën do të jenë tifozë në mungesë të Italisë.

Numrin më të madh të votave e mori Argjentina.