Federata Italiane e Futbollit (FIGC) në një mbledhje të jashtëzakonshme të saj ka marrë vendimin për trajnerin e ekipit kombëtar,

Gian Piero Ventura është shkarkuar nga drejtimi i të kaltërve, duke plotësuar dëshirën e tifozëve, të cilët janë zhgënjyer pa masë nga moskualifikimi në Botëror.

Por, edhe pse Ventura nuk do të jetë më trajner i Italisë, ka sërish pakënaqësi. Italinët nuk mjaftohen me shkarkimin e trajnerit, por donin edhe largimin e Presidentit të Federatës, Carlo Tavecchio.

Presidenti i Shoqatës së Futbollistëve, Damiano Tomasi, foli me tone të ashpra pas mbledhjes së FIGC: “Prisja ndryshim, nuk erdhi. Tavecchio refuzon të largohet, kështu nuk vazhdohet”.