Tri edukatore nga një kopsht në provincën italiane Verçelli janë në paraburgim pasi është konfirmuar se me muaj i kanë torturuar fëmijët për të cilët janë kujdesur.

Gjithçka ka filluar në mars kur një nënë dhe motra më e moshuar e një vajze kanë denoncuar se dyshojnë se edukatoret në grup po i torturojnë fëmijët. Pas denoncimit nëpër klasa janë vendosur kamera të cilat i kanë konfirmuar dyshimet se fëmijët janë torturuar.

Kamerat i kanë xhiruar edukatoret se si ju bërtasin fëmijëve dhe i tërheqin nëpër dhomë. Deri sa kanë qenë nën vëzhgimin e kamerave, është vërejtur se edukatoret më shumë se 50 herë psikikisht ose fizikisht i kanë torturuar fëmijët.

Tri edukatoret kanë përvojë shumëvjeçare në punë me fëmijë