Ze Roberto ka luajtur ndeshjen e tij të fundit së profesionist në moshën 43-vjeçare. Braziliani, i cili ndër të tjera ka luajtur me Bayern, Hamburger SV, Leverkusen dhe Real Madrid, i ka dhënë fund karrierës së tij pas 23 viteve në fushë.

Ndeshja e lamtumirës përfundoi me fitore. Palmeiras mundi Botafogo me rezultatin 2-0. Shokët e ekipit e ngritën në ajër, teksa ai luftonte për të mos qarë.

“I kam dhënë fund një cikli të mbushur me suksese, dhe nuk kishte si të shkonte më bukur se me fitore. Me gjithë kontributin që kam dhënë për futbollin, mendoj se ka ardhur koha të tërhiqem,” shprehet braziliani.

Ai e nisi karrierën e tij në 1994 te Portugesa në qytetin e Sao Paulos. Më shumë se gjysmën e 1161 ndeshjeve si profesionist ai i ka luajtur në Gjermani.

Midis 1998 deri 2011 ai zhvilloi 336 ndeshje me Bayern, duke fituar katër herë titullin.

Me Real Madrid fitoi Champions league në 1998, me Selecao-n dy herë Copa America. Së fundmi u bë kampioni i Brazilit me Palmeiras në 2016.