Ish-prokurorja e EULEX’it Maria Bamieh reagoi ashpër ndaj lirimit të Fatmir Limaj.

Ish-oficeri i UÇK’së dhe i akuzuar nga Haga u lirua nga akuzat për abuzim kur ishte ministër i transportit.

Maria Bamieh vlerësoi se një vendim i tillë ishte një tjetër mision i EULEX’it, raporton “b92”, transmeton Periskopi. 

“Unë nuk i di të gjitha provat, por e dija se ata ishin të dobët, sepse prokurori gjerman nuk i dërgoi raportet relevante gjyqtarit pas dëgjimit, prandaj të gjitha provat e gjetura janë përjashtuara! Kështu prokurori i SHBA’së nuk kishte asgjë, një shef i pakualifikuar e ka detyruar atë të udhëheqë këtë rast! Ndodh kur idiotët po udhëheqin një shfaqje! Ju keni një gjyqtar që mezi lexon në anglisht dhe pi nga një shishe cola duke bërë një gjykim! Mikrofona që nuk punojnë i gjithë rasti është një tjetër mashtrim,” tha ish-prokurorja Bamieh.

Ajo u largua nga misioni në vitin 2014, pas së cilës ajo tha se zyrtarët e misionit pranuan ryshfete nga politikanët e Kosovës.

EULEX’i e mbylli çështjen dy vjet më vonë, duke argumentuar se nuk kishte prova për pretendimet e saj.