Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, ish-kolonel në lirim thotë se djemtë e Kosovës të dënuar në procesin Kumanova në Maqedoni u lanë pa mbrojtje ligjore dhe kombëtare. Me anë të një postimi në Facebook, Demiraj shpreh keqardhjen e thellë “si të gjithë shqiptarët në  Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, FYROM dhe Kumanovë, që djemtë e saj u lanë pa mbrojtje ligjore e kombëtare, duke u dënuar në fillimin e muajit të Flamurit me 7 shekuj e gjysëm burg”.

Demiraj shton se dënon me forcë procesin farsë të gjykimit antishqiptar,  “të organizuar pa hetim ndërkombëtar dhe që nuk zbardh as të vërtetën dhe as autorët përgjegjës së tragjedisë dhe tradhëtise së Kumanovës”.  Sipas tij, heshtja e Tiranës zyrtare për këtë çështje është e turpshme dhe e rrezikshme.