Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj, ka komentuar dekonspirimin e operacionit për arrestimin e 3 ish-zyrtarëve të lartë të policisë, të cilët akuzohen për lidhje me bandën e Habilajve.

Ai tha se ka dy momente në të cilat mund të ndodhë një gjë e tillë. Një rast është kur dekonspirimi i operacionit ndodh nga prokuroria, dhe rasti tjetër kur ndodh nga SHÇBA. Në të tilla raste, i lihet “topi njëri-tjetrit” sipas tij, por thekson se situata të tilla duhet të marrin fund.

Në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”, Demiratj tha se edhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka përgjegjësinë e tij, pasi bëhet fjalë për strukturat që janë në varësi të tij.

Ai tha se duhet të tregohet kujdes, jo vetëm për këtë rast, të tre ish-zyrtarëve, por edhe për persona të tjerë që pritet të arrestohen në kuadër të këtij operacioni.

Demiraj tha se edhe për disa ish-drejtues qarqesh do të ketë urdhër-a