Problemi rreth çështjes së emrit është një problem i cili po tangon Maqedoninë tash e një kohë të gjatë, dhe e cila është pengesa e vetme për vendin tonë të bëhet pjesë e NATO-së, njofton medial.mk

Gjatë viteve të 90’-ta, në disa koluare diplomatike, dhe takime të fshehta është hedhë si propozim që Maqedonia ta ndryshon emrin, dhe si opsion që në atë kohë erdhi nga pala greke, ishte që vendi të quhet “Sllavo Makedonija”. Këtë e ka konfirmuar Nikollaus Grillakis operator kryesor i CIA-së për Ballkanin, në emisionin “Vo Centar” të Vasko Eftovit.

“Unë për herë të parë në Maqedoni kamë qenë në vitin 1992, dhe të gjitha takimet me liderët politik të Maqedonisë kanë qenë të fshehta. Dhe gjatë këtyre takimeve e kemi përcjellë një porosi se Greqia është e interesuar që të mbijeton emri “Sllavo Makedonija”, dhe nëse nuk pranohet ky propozim atëherë shkohet në “Shqipërinë e Madhe”, apo “Bullgarinë e Madhe”, që shteti grekë nuk ishte as për njërën e as për tjetrën”, ka pohuar Grillakis.

Ai më tej ka pohuar se, takime të tilla të fshehta ka pas me Kryetarin e atëhershëm të Maqedonisë Kiro Gligorov, dhe në këto 10 deri në 15 takime të fshehta është biseduar edhe ajo që Maqedonia të jetë Konfederatë e Greqisë.

Ndërsa ish presidenti Grek Karlos Papulas, në të njëjtën emision ka pohuar se, ai ka pas bindjen se Gligorov është afër të pranon propozimin “Sllavo Makedonija”, por se faktori shqiptarë në Maqedoni e ka penguar atë.

“Mua së paku më la një përshtypje të tillë se Maqedonia dëshiron ta mbyllë çështjen me emrin, dhe propozimi më i mirë për të ishte “Sllavo Makedonija”. Por ai kishte problem me elementin shqiptarë në Maqedonia, të cilët nuk do ta pranonin këtë propozim, por në atë kohë Shqiptarët në Maqedoni akoma nuk e kanë pas fuqinë e nevojshme për të kundërshtuar një gjë të tillë”, ka pohuar në emisionin “Vo Centar” ish kryetari grek Papulas.