Situata ekonomike në Shqipëri po përkeqësohet çdo ditë dhe më shumë. Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, përmes një postimi në Facebook, thekson se shkak për largimin e investitorëve të huaj është sistemi i lartë i taksimit.

Ai thekson se në raportin e fundit të “Doing busines”, Shqipëria është përkeqësuar me 28 pozicione.

Ja postimi i Vasilit:

Qeveria e ka tejkaluar planin e droges dhe “Doing busines” gabon.

Shqiperia e kryeministrit me te paditur ne Europe eshte vendi, qe nuk terheq dot investime sepse sistemi i taksave eshte i larte torturues

dhe me kontroll mesjetar.

Ky shkollepaku heq e ve prefekte,lexon vjersha qe ja bejne ministrat qe e tallin dhe fle rehat se mendon se e zgjidhi ekonomine.

Per ta ndihmuar pak shkollepakun ja cthone te vertetat me poshte:

“Sipas raportit Doing Business, në vetëm një vit renditja e Shqipërisë në treguesin “Paying Taxes” u përkeqësua me 28 pozicione.

Vitin e kaluar Shqipëria ishte vendi i 97-të në botë për sistemin më torturues të taksave, ndërkohë që këtë vit ajo renditet e 125-a në botë.”

Kjo eshte e verteta tragjike e cila bie perdite mbi shpatullat e biznesit shqiptar dhe mijra te punesuarve ne te.

Qeveria kryeministrit te trafikut te droges s’ka faj, se me drogen shume mire eshte ,me realizim dhe tejkalim te papare te planit.