Komandanti i Garës revolucionare të Iranit, Muhamad Ali Xhafari, shpalli fitore të forcave lojale të presidentit sirian Bashar al Asad në luftën civile në Siri.

Duke folur në televizionin shtetëror iranian, Xhafari tha se Irani do të luajë rol të rëndësishëm në zhvillimin e mëtutjeshëm të ngjarjeve në Siri.

Ai theksoi edhe se nuk vjen parasysh çarmatimi i Partisë shiite proiraniane libaneze (Hezbollah), i cili është aleati kryesor i Asadit në Siri.

Xhafari njëherit shtoi se grupi militant Hezbollah duhet të përforcohet dhe pajiset me armë më moderne që të mund të luftojë kundër Izraelit.