Iraku do të ndërtojë një naftësjellës të ri për ta eksportuar arin e zi nga qyteti verior i Baxhit drejt portit turk të Ceihanit, njoftoi sot Ministria irakiane e Naftës.

”Naftësjellësi i ri do të zëvendësojë një të vjetër të shkatërruar nga sulmet e ISIS-it”, deklaroi zëdhënësi i kësaj ministrie, Asem Xhihad.

“Naftësjellësi i vjetër është shumë i dëmtuar”, shtoi ai.

“Kompani të specializuara do të marrin ftesën për paraqitjen e ofertave”, tha Xhihad, pa saktësuar kohën e përfundimit të tij.

Nafta është e ardhura kryesore për Irakun.

Para pak ditësh, kryeministri irakian, Haider al-Abadi tha se dëmet e ISIS-it në të gjithë vendin arrinin në më shumë se 100 miliardë dollarë./atsh/