Organizata për Emigrime të Kombeve të Bashkuara (IOM) publikoi një raport sipas të cilit më shumë se 33.000 emigrantë janë mbytur në tentimin për të arritur deri në Evropë nga viti 2000 e deri më tani.

Raporti është fokusuar në Detin Mesdhe, i cili është rruga kryesore detare përmes të cilës emigrantët nga Afrika ose Azia tentojnë të arrijnë në Evropë. Me mbylljen e rutës ballkanike në fillim të vitit 2016, numri i fatkeqësive midis Turqisë dhe ishujve greke në Detin Egje është ulur, por sërish mijëra njerëz janë mbytur në tentim për të lundruar nga Libia deri në Itali.

Gjatë vitit 2017 gjithsej 161.000 emigrantë kanë arritur në Itali nga Evropa, ndërsa 3.000 janë mbytur gjatë rrugës