Filippo Inzaghi beson se “shpejtësia dhe kundërsulmi” i Italisë dhe Ciro Immobile janë kyçe për të mundur Suedinë në play-offet e Suedisë.

Inzaghi humbi Euro 2004 për shkak të dëmtimit por ishte pjesë e përfaqësueses italiane që fitoi Kupën e Botës dy vite më pas, dhe ish-sulmuesi i Milan dha opinionin e tij kur pyetet se çfarë i duhet Italisë për të mposhtur Suedinë.

“Në letër, Italia është më e mirë se Suedia dhe me shumë mundësi do të duhet një San Siro i mbushur plot,” shprehet trajnri aktual i Venezia-s për Premium Sport.

“Unë mendoj dhe besoj se Azzurri do të kualifikohet për në Kupën e Botës. Mund të shfrytëzojmë shpejtësinë dhe kundërsulmin ndaj Suedisë në ndeshjen e parë.

“Mbase mund të godasim me Immobile-n, lojtari ynë më i mirë për momentin”.