Moggi beson se Interi është favoriti kryesor për të triumfuar në Itali këtë edicion.

Ish menaxheri gjeneral i Juventusit, Luciano Moggi, beson se interi është krijuar për të triumfuar në Serie A këtë edicion, raporton “Radio Crc”, transmeton Gazeta Express.

Inter gjendet vetëm dy pikë prapa Napolit në renditjen e Serie A pas 10 fitoreve e asnjë humbje në 13 ndeshjet e para.

Moggi beson se mos pjesëmarrja e Intyerit në garat Evropiane i favorizon ata tani në Serie A.

“E shoh Interin favorit më shumë se skuadrat tjera sepse ata nuk luajnë në Evropë dhe Spalletti e ka ristrukturuar këtë ekip”, tha ai.

“Natyrisht, për Scudetto do të jenë edhe Napoli e Juventusi, por mendoj se Interi ka diçka më shumë dhe është skuadër për t’u mposhtur sepse ata e kanë një sulmues (Icardi) që gjithmonë shënon”, theksoi Moggi.

Icardi deri më tani ka shënuar 15 gola në Serie A, aq sa ka realizuar edhe Ciro Immobile.