Për të fiituar nevojitet cilësia e interpretuesve, por ndonjëherë zemra, dëshira dhe dëshira mund të bëjnë shumë më shumë, mund të bëjnë mrekullinë.

Është pikërisht kjo që po ndodh me Interin e Luciano Spalletti. Zikaltrit ndodhen në vend të dytë të klasifikimit, falë një Mauro Icardi të jashtëzakonshëm, me 13 gola në po aq ndeshje, si dhe falë një reparti mbrojtës të pakalueshëm, me vetëm 9 gola të pësuar.

Por këto nuk janë të gjitha virtytet e Inter, që po shkëlqen mbi të gjitha falë një shpirti sacrifice që po përfshin që të gjithë në skuadër, dhe që dëshmohet nga një fakt i pamohueshëm.

Mesatarja e kilometrave të përshkuar nga ana e skuadrës zikaltër në çdo ndeshje është plot 111.167, më e larta në Seria A.

Në vend të dytë përsa i përket kilometrave të përshkuar në një ndeshje vjen Atalanta me 110.864 km e ndjekur nga Fiorentina me 110.662 km.

Cilësisht kontigjenti zikaltër nuk është në një nivel me atë të Napoli, Juventus dhe Roma, por intensiteti që aplikohet në fushë nga Inter po bën diferencën.

Në këtë kuptim, mesfushorët dhe anësorët zikaltër janë ata që mbulojnë më shumë distancë brenda fushës. Në krye të vrapuesve zikaltër qëndron Vecino me 11.7 km, i ndjekur nga Perisic me 11.126 km, D’Ambrosio me 10.846 km, Borja Valero me 10.718 km dhe Gagliardini me 10.691 km.