Inter ka nisur bisedimet me sulmuesin italian, Eder për vazhdimin e kontratës

Sulmuesi italian, Eder është shumë pranë marrëveshjes me skuadrën e tij Inter për vazhdimin e kontratës, shkruan Tuttosport.

Eder ishte transferuar nga Sampdoria verën e vitit 2016 dhe sezonin e kaluar kishte shënuar 10 gola.

Trajneri aktual Luciano Spalletti është i lumtur me punën që po bën Inter dhe ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës që ta mbajnë në skuadër.

Ai kështu do të nënshkruaj kontratë të re, e cila do ta mbaj në Giuseppe Meazza deri në vitin 2021.