Trajneri i Kombëtares së Spanjës, Julen Lopetegui, e ka bërë të ditur listën me 25 futbollistët e ftuar për dy ndeshje miqësore kundër Kosta Rikës më 11 nëntor në Malaga dhe kundër Rusisë më 14 nëntor në Shën Petersburg.

Ndër të ftuarit është edhe kapiteni i “azulgrana”, Andres Iniesta, transmeton Express.

Por, Iniesta, i cili nuk është paraqitur në dy ndeshjet e kaluara për Spanjën ndaj Shqipërisë dhe Izraelit për shkak të një lëndimi, nuk e ma marrë dritën e gjelbër nga doktorët e Barcelonës për të luajtur.

Iniesta ka munguar edhe në dy ndeshjet e fundit të Barcelonës kundër Athleticos dhe Olympiacosit, për shkak të problemit me muskul, u stërvit dje me pjesën tjetër të ekipit në mënyrë që të mund të paraqitet kundër Sevillas, por ai ende nuk e ka marrë “OK” nga doktorët e Barçes se mund të luajë.