Pasi vullkani Agung, në ishullin Bali të Indonezisë, vazhdoi të hedh sasi të mëdha të hirit, është shpallur shkalla më e lartë e paralajmërimit, raporton Anadolu Agency (AA).

Agjencia Indoneziane për Katastrofa Natyrore (BNPB) njoftoi se reja e dendur e tymit dhe hirit që vullkani ka hedhur arriti deri në lartësinë prej 6.000 metrave dhe se ekziston rrezik për shpërthim.

Aeroporti kryesor në Bali përkohësisht është mbyllur për fluturime.

Pasi që në shtator u aktivizua vullkani dhe u shpall shkalla më e lartë e rrezikut, janë evakuuar rreth 130.000 persona. Vullkani për herë të fundit shpërtheu në vitin 1963 kur për vdekje pësuan 1.100 persona.