Të paktën nëntë persona kanë vdekur dhe rreth 100 janë plagosur sot në shpërthimin në një termocentral të Indisë, në shtetin federal Utar Pradesh, njoftoi policia.

Zyrtarët thanë se deri te shpërthimi në termocentral, në të cilin përdoret thëngjilli, ka ardhur për shkak të presionit në gyp, transmetojnë mediat e huaja.

Termocentrali është në pronësi të kompanisë më të madhe energjetike të Indisë, NTPC Ltd.