Medvegjë, 27 Nëntor Presidenti i Republikës Ilir Meta ishte sot i pranishëm në qytetet shqiptare në Serbi ku u prit shumë mirë nga qindra qytetarë. Meta nga Medvegja, qyteti i akademij Idriz seferit dhe Xhime Xhmës (SHBA) i qoi “selam” Beogrdait qe ta njohë sa me pare Kosoven shtet Ai në Medvegjë, ne prag te Dites se flamurit-28-Netorti,  i blinduar nga policia serbe s’ngurroi t’ia “këput” telat çiftelisë dhe t’ia jap këngës flakë, flakë.

Në pikën kufitare të Mutivodës, Presidenti Meta u prit nga nikocirja nënkryetarja e Komunës së Medvegjës, Leme Xhema dhe auztortet tjerta lokale dhe vendore si këshilltarë shqiptarë të kësaj komune.

“Uroj që Beogradi të marrë vendimin e duhur për Pavarësinë e Kosovës, në kohën e duhur, në interes të gjithë rajonit,” u shpreh ai, transmton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Në mbrëmje, kreu i shtetit shqiptar, u ulur në një tryezë me përfaqësues të komunitetit të shqiptarëve dhe disa rapsodë, duke iu bashkuar atyre nën tingujt e bukur të çiftelisë.

Në tavolinë, Meta na ka njohur edhe me një” talent” të tij, atë në muzikë.  Presidenti nuk ka ngurruar aspak të provojë t’i bjerë çiftelisë e të këndojë. Video është postuar nga Idriz Seferi.