Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka thënë se skuadra nga Roma ka për synim të sigurojë një vend që e dërgon atë në Ligë të Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe mbase ta fitoj Evropa Ligën këtë sezon.

Lazio e ka siguruar vendin e parë në grupin e saj në Evropa Ligë, dhe momentalisht është shtatë pikë larg vendit të parë në Serie A, por me një ndeshje më pak të zhvilluar, transmeton Express.

“Objektivat e mija janë gjithmonë të pakufizuara” ka thënë Tare për Top Channell.

“Dua ta përmirësojë nivelin e Lazios për t’i arritur synimet, për të shkuar në Ligë të Kampionëve dhe mbi të gjitha për ta fituar Ligën e Kampionëve; të jemi protagonist këtë vit dhe mbase të fitojmë”, ka shtuar Tare.