Koment: TetovaSot

Më keq nga çdo gjë është kur personazhët që duan t’a fitojnë një subjekt politikë nuk u dalin prognozat dhe për të vazhduar t’a vjelin atë familjarisht , nxisin situata për të arsyetuar humbjen e thellë të një subjekti që i kishin garantuar fitore duke harruar se përpara kishin armatën blu të fitoreve .”Ideatori i BESËS”  dhe obortarët e tij morën ndëshkimin nga sovrani me gjithë atë fushatë të padrejtë, fyese deri në ekstrem dhe tepër e ulët kundrejt BDI-së. Tani duke qenë para aktit të kryer humbjet duan t’i shndërrojnë në fitore spektakulare në kërkim të ” shkaktarit” duke harruar se shkaktari ishin vetë.

BESËN e dështuan edhe protagonistët që nuk patën forcë dhe kapacitet t’ia bëjnë propagandën gjatë fushatës. Në fakt doli më shumë t’u shërbejë propaganda e disa mediave të kontrolluara nga kjo lëvizje me protagonist “Ideatorin” e kësaj Lëvizje , dhe më shumë kjo i shkoi përshtati kundërshtarit politik .Njerëzit gjykuan më shumë se të pavërtetat që dukeshin haptazi. Por për të thelluar këtë mashtrim mediat e afërta me Lëvizjen BESA  dhe obortarëve të tij akoma vazhdojnë që qëndrojnë në terrenin e Lëvizjes Besa ndërsa kjo e fundit nuk e kupton se këtu është  vetëm interes dhe ngadalë e zbriti këtë Lëvizje në forcën e tretë. Tani “Ideatori” i BESËS  së bashku me Besën paralajmërojnë protesta në vend që të japin llogari për dy cikle të humbura rresht.

Protestat janë një e drejtë , por atë do t’a bëjnë të tjerë protagonistë të politikës dhe jo këta që duhet të japin llogari personale nga rezultati katastrofal duke marrë vetëm një zonë rurale nga gjithë ato Komuna. Lëvizja Besa që duhet t’a dijë edhe “ideatori” i kësaj Lëvizje , është përpara sprovës më të madhe si Lëvizje. Të arsyetojë humbjen apo të nxisë reforma të thella brenda subjektit të vet me personazh të rinj por edhe me protagonistë të rinj . “Ideatori” s’ka nevojë me mediat e tij të kontrolluara duke bërë zëdhënësit e Besës, t’a mashtrojë edhe në zgjedhjet e ardhshme se do t’a bëjë fitues, aq më tepër mos garantojë sepse përpara ka armatën blu që nuk njeh humbje jo se këtë e do apo nuk e do “ideatori” dhe obortarët e tij, por sepse këtë e do sovrani, e do populli dhe populli nuk i konsumon shpifjet dhe propagandat mediale që e kanë ngatërruar përfitimin personal me kauzën shqiptare.

Kjo e fundit është shumë më e madhe se sa qëllimet e disa individëve që për të arsyetuar humbjen duan të përgatisin terrenin e protestave për t’u dukur viktima kur në fakt janë fund e krye humbësi.

Humbësi dihet ku e ka vendin.