Ndryshime në ligjin për evidencë amë dhe zgjidhje sistemore të problemit të personave pa dokumente për përfshirjen e plotë të romëve në të gjitha sferat, paralajmëroi sot ministri i angazhuar për implementimin e Strategjisë kombëtare të romëve, Samka Ibrahimovski.

“Pres që Qeveria jonë të gjejë zgjidhje sistemore ligjore. Kemi dhënë propozimet tona, jemi në bisedime me ministren e Punës dhe Politikës Sociale dhe pres zgjidhje të shpejtë dhe të suksesshme të problemit. Do të bëjmë hartë sociale ku do të konfirmohet gjendja faktike ligjore e personave të tillë në tërë Maqedoninë dhe në këtë mënyrë do të evidentohen të gjithë”, tha Ibrahimovski.

Theksoi se personat e paregjistruar janë me vite të tëra temë e bisedave dhe bëhet fjalë për gjenerata dhe gjenerata që nuk njihen nga shteti dhe sistemi, dhe të cilët nuk realizojnë asnjë të drejtë apo shërbim nga shteti.

Si arsye më e shpeshtë për këtë e theksoi edukimin e pamjaftueshëm, fëmijët e lindur në kushte shtëpie dhe arsimin e pamjaftueshëm.

Ibrahimovski mori pjesë në konferencën rajonale për zgjidhje sistemore për personat pa dokumente nga bashkësia rome, në organizim  të Misionit të OSBE-së në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.