Pika më jugore e bregdetit norvegjez do të jetë shtëpia e të parit restorant nënujor në Europë dhe kjo duket sikur sjell valë energjie apokaliptike.

I skicuar nga firma e dizajnit dhe e arkitekturës Snøhetta, restoranti i quajtur “Under” gjithashtu do të ketë një funksion të dyfishtë si qendër e kërkimit të jetës detare.

“Gjysmë i zhytur në det, forma monolite e ndërtesës thyen sipërfaqen e ujit për t’u shtrirë në breg”, thuhet në site-in e Snøhetta-s.

Më shumë se një akuarium, struktura do të bëhet pjesë e mjedisit të saj detar, duke pushuar drejt e në shtratin e detit pesë metra nën sipërfaqen e ujit. Kërkuesit pas ndërtimit të restorantit po punojnë për t’u siguruar se peshqit dhe butakët nuk do të ndikohen negativisht nga struktura.

Under” mund të jetë i pari restorant nënujor në Europë, por jo i pari në botë. Në fakt, darkat nën det janë bërë shumë trendy.

Në resortin Per Aquum Niyama, në Maldive, mund të hash në një restorant mbresëlënës nën ujë që ofron pamje panoramike të më shumë se 90 speciesh koralesh dhe jete ujore.

Ndërsa detajet e ushqimit nuk janë zbuluar akoma, mendojë se do të jetën jë meny me prodhime deti. Restoranti është planifikuar të hapet më 2019-ën.