I dërguari i posaçëm i KB-së për Sirinë, Stefan de Mistura nesër do ta vizitojë Moskën, paralajmëroji zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme Genadij Gatilov.

Paraprakisht mediat ruse njoftuan se Mistura sot do të arrijë në Moskë ku duhet të bisedojë për situatën në Siri.

I dërguari i posaçëm i KB-së do të takohet me ministrin rus të Punëve të Jashtme Sergej Lavrov dhe me ministrin e Mbrojtjes Sergej Shojgu. Në takim do të bisedohet për përgatitjen e raundit të ri të negociatave paqësore të Gjenevës për Sirinë dhe për organizimin e kongresit sirian në qendrën turistike ruse Soçi.