Mediat italiane raportuan një ditë më parë se pas një superaksioni mes Holandës dhe Italisë, u bë i mundur arrestimi i disa personave të akuzuar për trafik droge, mes tyre edhe të shqiptarit Valentin Selaj i njohur si i dashuri i prezantueses bukuroshe, Viola Spiro.

Lidhur me këtë çështje nuk pati asnjë reagim nga ana e bukuroshes së sportit. Por ajo që vihet re është se në Instagramin e saj Viola ka ndaluar komentet në fotot e saj.