I dashuri i vajzës u arrestua për trafik droge, nëna e Viola Spiros nuk ndalet: Miqtë duken në… (FOTO)

Moderatorja Viola Spiro është vendosur në qendër të vëmendjes prej dy ditësh, pasi i dashuri i saj, Valentin Selaj është ndaluar nga shteti italian për trafik ndërkombëtar droge.
Ndonësë vetë prezantuesja ende nuk ka bërë një koment në lidhje me këtë çështje, është sërish nëna e saj, Brunilda Spiro që ka reaguar në Facebook, një ditë pasi sulmoi gazetarët.
Ajo thotë se, po kalon momente të vështira dhe falënderon të gjithë ata që po i qëndrojnë pranë në këto ditë.
Statusi i plotë:
“Per ju miq qe me mbeshtetet, per ju te panjohur qe me shkruani ketu apo ne posten personale, duke me ofruar nga koha dhe shpirti juaj, qetesi dhe kurajo.
Miqte e vertete ne dite te veshtira duken, ndersa lajkataret fshihen, ju me kthyhet buzeqeshjen.
Zoti ju dhente shendet dhe dashuri!
Une do ju jap dhe shpirtin, nese nje dite keni nevoje!”