Ish kreu i komunës së Vevçanit, Cvetomir Ugrinovski gjatë largimit të tij nga komuna me vete ka marrë dhe kariken në të cilën ka qëndruar i ulur si kryetar komune, ka bërë të ditur sot kryetari i ri i komunës, Sasho Jankoski.

“Ish kryetari i komunës gjatë largimit të tij me vete ka marrë dhe kariken, sot nga ana e Naum M. Bebekoskit, komuna e Vevçanit ka fituar karrike të re për kryetarin e ri të komunës dhe me këtë po përsëritet historia pasiqë edhe babai i tij i ndjerë Momçilo Bebekoski gjatë formimit të komunës së Vevçanit ka dhënë donacion kompjuterët e parë. Falenderim të madh në emrin tim dhe në emrin e komunës për këtë familje humane”, ka shkruar Jankovski.