Një ngjarje e rëndë është regjistruar në shtetin grek, ku një emigrant shqiptarë ka humbur në zonën e Sivoton-Vraxanas.

30-vjeçari po punonte me një makinë bujqësore, e cila është përmbysur duke i marrë jetën.

Policia e Igumenicës ka shoqëruar në polici pronarin grek të automjetit për të sqaruar rrethanat e vdekjes së shqiptarit, ndërsa emri i tij nuk është bërë i ditur raportojnë burimet policore vendase.