Ish-shefja e përkohshme e Partisë Demokratike ka akuzuar Hillary Clinton se ka marrë kontrollin e partisë në këmbim të financimit të saj,  gjatë fushatës zgjedhore të 2016-ës.

Donna Brazile pohon në librin e saj të ri se Komiteti Demokratik Kombëtar (DNC) nënshkroi një marrëveshje me ekipin e Klinton për të financuar partinë.

Në këmbim, fushata e Klintonit do të kontrollonte “financat, strategjinë dhe të gjitha paratë e fituara” , tha ajo.

Ajo gjithashtu rrëfen se marrëveshja favorizoi Clinton ndaj Bernie Sanders.

Partia demokratike ishte menduar të ishte neutrale në garën midis zonjës Clinton dhe kundërshtarit të saj demokrat, zotit Sanders.

Por fushata e zotit Sanders 2016 gjithashtu nënshkroi marrëveshjen e përbashkët për mbledhjen e fondeve.

Në librin e saj, zonja Brazile shkroi se zonja Clinton i kishte dhënë partisë demokratike para çdo muaj për të plotësuar  shpenzimet e saj themelore “.

“Marrëveshja e financimit nuk ishte e paligjshme, por sigurisht që dukej joetike,” shtoi ajo,” Kjo nuk ishte një vepër penale, por kjo rrezikoi integritetin e partisë”.

Këto zbulimi vetëm sa do të përkeqësojnë  përcarjet që janë formuar brenda Partisë Demokratike, mes udhëheqësve të moderuar dhe anëtarët pro-Bernie.

Në ketë moment duket gjithashtu se Donald Trump  do të bëjë çmos për të mbjellë mosmarrëveshje në radhët e kundërshtarëve të tij