Gonzalo Higuin nuk do të luajë këtë të premte në derbin ndaj ish skuadrës së tij, Napoli në Serie A

Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain do të operohet në dorë dhe nuk do të mund të paraqitet në ndeshjen ndaj Napolit.

Sipas Sky Sport Italia, Higuain do të ketë një operacion në dorën e majtë në orët e ardhshme, i cili do ta lërë jashtë për ndeshjen ndaj Napolit në Serie A, e cila do të zhvillohet këtë të premte në San Paolo.

Argjentinasi verën e kaluar ishte larguar pikërisht nga Napoli për të kaluar në Juventus për 94 milionë euro.