Bayern Munchen prej disa javësh ka ndërruar trajner, ku pas shkarkimit të Carlo Ancelottit në krye të stolit bavarez është vendosur Jupp Heynckes.

Me veteranin gjerman në krye duket se Bayern është kthyer në rrugën e duhur dhe po korr suksese të njëpasnjëshme. Statistikat janë mbresëlënëse me Heynckes në krye.

Në 6 ndeshje Bayern me Heynckes ka arritur 6 fitore, duke shënuar 14 gola dhe duke pësuar vetëm 2. Duket se “Don Jupp” ashtu siç e thërrasin tifozët bavarezë ka gjetur “kurën” e duhur për rekordmenët gjermanë.