Një helikopter britanik që është përdorur nga ushtria britanike pas luftës në Kosovë është shndërruar në një shtëpi luksoze.

Një familje në Lanchashire ka blerë helikopterin dhe e ka shndërruar atë në një shtëpi për katër persona, e cila tashmë është lëshuar me qera.

Helikopteri Westland Lynx XZ676 i vitit 1982 shërben për akomodim një ditësh, transmeton Koha.net.

Ky helikopter është përdorur nga ushtria britanike në Luftën e Gjirit dhe në Kosovë.

Helikopteri përmban një lavaman, një minifrigorifer, një mikrovalë, drita dhe televizor LED.

Një natë në këtë helikopter kushton 120 euro.