Eden Hazard thotë se është i lumtur te Chelsea, por në të njëjtën kohë nuk e ka mohuar transferimin në “Santiago Bernabeu”.

Anësori i Chelseat, Eden Hazard, nuk e ka mohuar edhe njëherë se një ditë ëndërron të punojë me Zinedine Zidane.

Teksa thotë se është i lumtur në Chelsea, Hazard ia bëri me sy kampionëve të Evropës duke thënë për Canal +: “e admiroj Real Madridin”.

Anësori i Chelseat, më pas u ndal te e ardhmja, që tha se është te “Blutë e Londrës”, por në të njëjtën kohë “ia shkeli syrin” Realit të Zinedine Zidane.

“Ndihem mirë te Chelsea. Është folur shumë për mua dhe më kanë dërguar në shumë skuadra, edhe në Paris, por ja ku jam, te Chelsea. Nëse ndiej se më duhet me ikë, do të iki, do të largohem, por tani ndihem mirë te “Blutë e Londrës”, u shpreh numri 10 i Chelsea.

“Njerëzit gjithmonë kanë thënë se do të iki, por unë ende gjendem këtu”.

“Real Madridi dhe Zidane? Të gjithë e dinë respektin që kam për të, si lojtar dhe tani si trajner. Është idoli im. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por do të ishte një ëndërr të luajë për Zidanin”, theksoi ai mes tjerash.