Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka shkruar se lajmi më i mirë që kishte marrë sapo kishte dalë nga burgu i Lipjanit, kishte qenë vendimi i Gjykatës Supreme që të mos ketë rinumërim të votave në Prishtinë e Prizren.

Ajo ka përsëritur qëndrimin  tyre se vullnetin e popullit do ta mbrojnë me çdo kusht.

“Lajmi më i mirë që pranova posa dola tek dyert e burgut te Lipjanit ishte vendimi i Gjykates Supreme që Prishtina e Prizreni të mos shkojnë në rinumërim! E kemi thënë se vullnetin e popullit do ta mbrojmë me çdo kusht. Neser me vigjilencë e përkushtim vazhdojmë në mbrojtjen e votave me kusht, për Prishtinën e Prizrenin me zemer :)”, shkruan ajo.

Tutje, ajo ka thumbuar Lidhjen Demokratike të Kosovës, të cilët u ankuan për këtë vendim të Gjykatës.

“Nuk e kuptoj pse LDK nuk po e pranon kete vendim, a kane thene qe jane institucionalista :P….nuk ju bjen njeri ne fije….”, shkruan Haxhiu.