Ai ka kënaqur fansat e tij besnikë me dy koncertet e para në Londër gjatë kësaj jave. Harry Styles ka shfaqur anën e tij dashamirëse, duke ndërprerë koncertin e tij të parë për të ndihmuar një fanse, i cili pësoi një gjendje paniku, mbrëmjen e së dielës.

Ylli 23-vjeçar i One Direction ishte në mes të disa këngëve akustike në momentin që ka vënë re një pjesëmarrës të koncertit, i cili nuk po ndihej mirë.

Një video e publikuar në “Twitter” tregonte Harry teksa i kërkonte audiencës të qetësohej dhe të krijonin hapësirë për fansen që nuk po ndihej mirë.

Ai tregoi me gisht nga larg ndërkohë që rojet e sigurimi i kanë vajtur menjëherë në ndihmë vazjës duke e nxjerrë nga turma.