Njerëzit kanë tendencë të harrojnë se G-Class është në thelb një makinë “off-road” dhe jo vetëm një makinë qejfi.

Ky model është një fakt për atë që po themi. Bëhet fjalë për një 250GD ish-ushtarak të restauruar.

Ky dizel i mrekullueshëm manual, tregon se çfarë ishte misioni origjinal i Mercedes 4X4.

Kemi të bëjmë me një G-Wagen ushtarak të vitit 1990, i cili u restarua me një ngjyrë metalike të verdhë, një rindërtim të plotë të manualit me pesë shpejtësi, ulëse MB-Tex, disqe 15 inçësh dhe goma gjigante prej 33 inçësh.

Gjithashtu përmban frenat Brembo, ndriçues të mëdhenj LED dhe shumë detaje tjera.

Ky Mercedesh 250GD ka të kaluara 80,590 kilometra. Makina është e vendosur në Portland – Oregon, dhe do të vihet në akand në shfaqjen “Bring A Trailer”.