Pas largimit të Rashel Kolanecit si velinë e emisionit “Xing”, Ermal Mamaqi nuk vonoi ta zëvendësonte me një bionde kësaj here, pikërisht me modelen që vinte nga Italia,Kejvina Kthella. Vajza bionde nuk njihej nga publiku shqiptar, por që në prezantimi e saj të parë ajo që ra në sy ishte paraqitja mjaft provokuese e Kejvina Kthellës, ndërsa u shfaq në një kërcim pasionant menjë prej balerinët e stafit, ku ra në sy për fustanin e kuq, të cilin u fol se e kishte veshur pa të brendshme.

Shfaqja e saj në skenë u komentua shumë në portale, pasi e nxehu shumë atmosferën në spektakël. Po edhe pse Kejvina vinte nga një qytet si Milano, ajo nuk i priti aq mirë komentet.Por ndërkohë që deri më tani keni parë vetëm Kejvinën, ju nuk njihni ende motrën e saj e cila është po aq seksi. Ajo quhet Dorisa dhe është make up artiste. Dorisa jeton në Milano dhe madje ka një fëmijë, por sikundër duket nga fotot është një mami vërtetë seksi dhe në formë.