Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se sot është jetësuar premtimi i tij dhe  Qeverisë, se veteranët e luftës së UÇK-së do t’i marrin pensionet e tyre.

“Shuma e përgjithshme e transferit të mjeteve financiare përfshin edhe pagesën retroaktive për muajin gusht, shtator dhe tetor 2017. Njëherësh nga Qeveria është siguruar linja buxhetore, që vonesa të tilla të mos ndodhin në të ardhmen. Fjala e dhënë – fjalë e mbajtur”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Pas dekretimit të Ligjit të Rishikimit të  Buxhetit nga presidenti, Hashim Thaqi gjatë ditës së sotme, Ministria e Financave sot ka  bërë ekzekutimin e pagave për këtë kategori.

Shuma e përgjithshme e transferit të mjeteve financiare përfshin edhe pagesën retroaktive për muajin gusht, shtator dhe tetor dhe këto mjetet pritet të jenë në llogari të veteranëve brenda ditës, transmeton Klan Kosova.