Lëvizja palestineze Hamas sërish refuzoi që të çarmatoset para afatit kyç në bisedimet për pajtim dhe në vend të saj u kërcënua me sulme të reja mbi Izraelin.

Nga e premtja Hamas fillon me dorëzim në kontroll të Administratës palestineze në Rripin e Gazës, por fati i krahut ushtarak të brigadës Ezhedin al-Kasam akoma nuk dihet.

“Armë për rezistencë është linja e kuqe dhe për këtë nuk ka bisedime. Armët tona do të transferohen në Bregun Perëndimor, që të shfrytëzohet në luftën kundër okupimit. E drejta jonë është që të luftojmë kundër okupimit derisa ajo të ndërpret”, deklaroi Kalil al-Haja, zëvendës-shef i Hamasit.

Më shumë se 400.000 izraelitë kanë jetuar në lagjet e okupuara ilegale në Bregun Perëndimor. Në Gazë, ku në pushtet është Hamasi nga viti 2007 nuk ka të ardhur ilegalë.